Tronditëse në Turqi, 7 gra të vrara nga partnerët apo ish-partnerët e tyre brenda një dite

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tronditëse në Turqi, 7 gra të vrara nga partnerët apo ish-partnerët e tyre brenda një dite

Një rekord i trishtë është shënuar në Turqi, pasi shtatë gra janë vrarë nga partnerët apo ish-partnerët e tyre brenda një dite, dje të martën, në të gjithë vendin sipas rrjetit televiziv privat Haber Türk.

“Në total, shtatë gra u vranë brutalisht në Izmir, Bursa, Sakarya, Erzurum, Denizle dhe Stamboll”, numëroi Haber Türk.

Qytetet që ai renditi ndodhen në perëndim, ku popullsia konsiderohet më konservatore.

Autorët e dyshuar ishin ose partnerët e tyre ose ish-partnerët me të cilët ishin ndarë, tha rrjeti televiziv, duke postuar emrat dhe fotot e viktimave në faqen e tij të internetit.

Advertisement

Shtatë gratë, të moshës nga 32 deri në 49 vjeç, u vranë me armë ose thika. Tre vrasës u vetëvranë; dy janë arrestuar; i gjashti, i plagosur gjatë arrestimit, u dorëzua.

Në këtë fazë mbetet i paqartë fati i të shtatit, i cili u arratis nga burgu për të vrarë gruan e tij.

Në vitin 2023, platforma për mbrojtjen e të drejtave të grave, kolektivi “Ne do të ndalojmë feminicidet”, numëronte 315 vrasje të grave – 65% u vranë në shtëpitë e tyre – dhe 248 të tjera “vdekje të dyshuara”, të etiketuara si “vetëvrasje” nga autoritetet, por që grupet feministe ia atribuojnë palëve të treta, duke theksuar një rritje të dyshimtë të vdekjeve të grave që binin nga banesat e larta.

Vendi u tërhoq në vitin 2021 nga Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, ose shkurt Konventa e Stambollit, e cila u kërkon autoriteteve të hetojnë dhe ndëshkojnë plotësisht autorët e sulmeve të dhunshme me viktimat femra.

Advertisement

OJQ-të theksojnë se “në pesëmbëdhjetë vjet, i vetmi vit në të cilin u ul numri i femicideve ishte viti 2011, viti kur u miratua Konventa e Stambollit”.

Një ndjekje penale e ngritur në vitin 2022 kundër platformës “Ne do të ndalojmë feminicidet” nga një prokuror i Stambollit, i cili tha se ishte i vendosur të shpallte jashtë ligjit “veprimtaritë imorale” të kolektivit, u braktis përfundimisht në shtator. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy