Trump akuzon Biden: E majta radikale e ka çuar Amerikën drejt rrënimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trump akuzon Biden: E majta radikale e ka çuar Amerikën drejt rrënimit

Në të dytin tubim të madh pas mandatit katërvjecar në presidencë, republikani Donald Trump doli përpara mijëra mbështetësve të tij në Ioëa, duke vazhduar kështu fushatën elektorale për zgjedhjet e kongresit që do të mbahen në muajin nëntor të vitit të ardhshëm.

Ish-presidenti Trump përsëriti akuzat se zgjedhjet u vodhën, ndërsa sulmoi ashpër kreun e shtëpisë së bardhë.

Advertisement

“Miliona amerikanë tashmë e kanë kuptuar se Xho Bajdën dhe e majta radikale  e kanë ccuar kombin tonë në shkallët e një rrënoje. Vetëm pas 9 muajsh nën qeverisjen e Biden, kriminelët dhe bandat kanë pushtuar rrugët tona, kartelet vdekjeprurëse të drogës kanë marrë në dorë kufijtë tanë, inflacioni mbizotëron ekonominë, Kina ka tërhequr vendet e punës dhe talebanët kanë marrë Afganistanin. Dhe nuk mund të thoni se nuk ju paralajmërova. Zgjedhjet u vodhën por ne nuk do të lejojmë që kjo katastrofë të vazhdojë”, tha Trump.

Ish-presidenti Trump konfirmoi mbështetjen e tij të plotë për rizgjedhjen e senatorit të Ajovës, Chuck Grassley, i cili po kërkon një mandat të tetë në zgjedhjet e vitit 2022. Ndërsa shtoi se SHBA po detyrohen të negociojnë furnizimet me naftë me Rusinë dhe Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës, për shkak të humbjes së pavarësisë së energjisë nën administratën aktuale.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy