Trump, fushatë në Xhorxhia, bën apel për zgjedhjen e republikanëve në senat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trump, fushatë në Xhorxhia, bën apel për zgjedhjen e republikanëve në senat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka mbajtur këtë të shtunë fjalimin e tij të parë para mijëra njerëzve të mbledhur në një pistë aeroporti në Xhorxhia.

 

Kreu i Shtëpisë së Bardhe iu ka kërkuar votuesve që të mbështesin kandidatët Republikan për në senat, në zgjedhjet e balotazhit.

 

Advertisement

Me përfundimin e zgjedhjeve presidenciale, amerikanët janë përqendruar në këtë fushëbetejë ku balotazhi në janar do të përcaktojnë se cila parti do të kontrollojë Senatin e SHBA.

 

“Dilni dhe votoni. Me ndihmën tuaj, ne do të vazhdojmë misionin tonë për të shpëtuar Amerikën. Shumë njerëz, miqtë e mi, thonë Ne nuk do të votojmë sepse jemi të zemëruar për zgjedhjet,Por nëse e bëni atë, e majta radikale fiton, në rregull? … Nuk mund ta bësh atë. Në fakt duhet të bësh të kundërtën Nëse nuk voton. Ne  mund të luftojmë për presidencën dhe të luftojmë për të zgjedhur dy senatorët tanë të mëdhenj në të njëjtën kohë”, tha Trump. 

 

Advertisement

Ndërkohë presidenti Trump ka insistuar se nëse zgjedhjet do të ishin të drejta do ta kishte pranuar  humbjen e tij, por ato nuk ishin të tilla.

 

“Nëse do të humbja, do të thoja Kam humbur  dhe do të shkoja në Florida dhe do ta bëja më të lehtë largimin tim  duke thene  Unë bëra një punë të mirë  presidenciale. Por nuk mund ta pranoj këtë kur ata i kane vjedhur votat duke mashtruar. Unë ndoshta kam punuar më shumë në tre javët e fundit sesa kam pas gjithë  jetën time,Duke bërë këtë. Në 2024 ne do të fitojmë përsëri Shtëpinë e Bardhë. Por  Nuk dua të pres deri në vitin 2024,unë dua të kthehem pas tre javësh.”

 

Advertisement

Vizita e Presidentit Trump në Xhorxhia vjen një ditë pasi Kalifornia certifikoi fitoren e zotit Biden në atë shtet.

 

 

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy