Trump: Infektimi, bekim i Zotit/ Gjykata në Spanjë: Maska me detyrim shkel të drejtat e njeriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trump: Infektimi, bekim i Zotit/ Gjykata në Spanjë: Maska me detyrim shkel të drejtat e njeriut

Nga 11 marsi i këtij viti kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli COVID 19 pandemi, krerët e shteteve janë detyruar të ndërmarrin masa të ashpra për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Shumë prej tyre, Amnesty International i quan drakoniane dhe në shkelje të lirive themelore ndërsa nuk kanë munguar protestat masive në disa shtete, që kundërshtojnë mbajtjen e maskës, izolimin apo vaksinimin e detyrueshëm.

 

Në një realitet të tillë sfidues, numërohen mbi 36 milionë njerëz të infektuar e më shumë se 1 milionë pacientë që e kanë humbur betejën me virusin. ShBA kanë regjistruar bilancin më të rëndë madje edhe vetë presidenti Donald Trump si dhe zonja e parë janë të infektuar me Covid-19. Por kreu i shtëpisë së bardhë e përshkruan këtë si një eksperiencë fatlume.

DONALD TRUMP
PRESIDENT I SHBA
“U ktheva nga qendra spitalore ku kalova 4 ditë dhe realisht nuk ndihesha shumë mirë por në një kohë shumë të shkurtër gjendja ime ndryshoi plotësisht. Ishte e pabesueshme sepse u përmirësova menjëherë. Mendoj se ky ishte një bekim nga Zoti, fakti që u infektova. Kështu munda të provoj edhe personalisht efektshmërinë e trajtimit që kam sugjeruar.”

Advertisement

 

Ekipi mjekësor që kujdeset për gjendjen shëndetësore të presidentit amerikan ka bërë të ditur se trajtimi bazë ka qënë ai me antitrupa, remdesivir, deksametazon dhe famotidinë. Një terapi që Trump ua këshillon të gjithë amerikanëve deri sa të shpërndahet vaksina, të cilën shpreson ta ketë përpara zgjedhjeve presidenciale  të 3 nëntorit.

 

Ndërkohë në Europë, Spanja është vendi i parë që rikthen izolimin e pjesshëm dhe bën të detyrueshme mbajtjen e maskës edhe tek fëmijët. Sipas Gjykatës Supreme,këto masa  kanë shkelur të drejtat themelore të qytetarëve spanjollë. Në kryeqytetin francez janë mbyllur baret dhe restorantet ndërsa maskat janë të detyrueshme edhe në ambiente të hapura. Ndërsa në Kaliforni, tashmë rekomandohet mbajtja e maskave edhe gjatë ngrënies. Zyra e guvernatorit të këtij shteti, Gavin Newsom në një postim në twitter, të shoqëruar edhe me grafikë ilustruese, shkruan: “Nëse do të darkoni me familjarët këtë fundjavë, mos harroni të mbani maskën tuaj mes kafshatave.”

Advertisement

 

Trump: Infektimi, bekim i Zotit/ Gjykata në Spanjë: Maska me detyrim shkel të drejtat e njeriut shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy