Vaksinim me detyrim për të moshuarit dhe stafin mjekësorë/ Gjykata merr vendimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vaksinim me detyrim për të moshuarit dhe stafin mjekësorë/ Gjykata merr vendimin

Gjykata anuloi urdhëresën me të cilën më 17 Prill presidenti i Rajonit të Lazios kishte vendosur detyrimin e vaksinimit te gripit sezonal të gripit për të gjithë njerëzit mbi 65 vjeç, si dhe për të gjithë personelin shëndetësor dhe shëndetësor.

Në rast të shkeljes së rregullit pra mosvaksinimit, të moshuarve do tiu ndalohej të frekuentonin vende me shumë njerez për personlin shendetesor nuk do të lejohej futja e tyre në vendin e punës ( spitale e klinika) në rast se nuk do të vaksinoheshin.

Gjykata administrative rajonale ( TAR) e argumentoi këtë vendim duke sqaruar se vetëm qeveria qëndrore kishte të drejte të merrte një vendim të tille për të bërë të detyrueshëm vaksinimin përf kategorite e lartëpërmendura për gripin sezonal.

Advertisement

Këtë të premte kreu i rajonit të Lazios Nicola Zingaretti, firmosi një tjetër urdhër që deri tani nuk e ka ndërmarrë asnjë tjetër në Itali, pra mbajtjen me detyrim të maskës edhe në ambjente të hapura.

Vaksinim me detyrim për të moshuarit dhe stafin mjekësorë/ Gjykata merr vendimin shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy