Trump kërcënon protestuesit: Do t`ju lëshoj ushtrinë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trump kërcënon protestuesit: Do t`ju lëshoj ushtrinë!

Donald Trump e përshkroi veten si “president të ligjit dhe rendit” dhe kërcënoi se do të dislokonte ushtrinë në qytetet amerikane për të shuar protestat e dhunshme. Ai i kërkoi shteteve të bënin më shumë për të frenuar ato që i quajti “ akte terrori të brendshëm”.

Ndërkohë që Presidenti Trump po mbante fjalimin në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, një numër automjetesh ushtarake po lëviznin aty pranë në rrugën Pensylvania Avenue dhe policia ushtarake dhe forcat e zbatimit të ligjit po përplaseshin me protestuesit në Parkun Lafayette. “Ne kemi vendin më të madh në botë”, deklaroi Trump.

“Ne do ta mbajmë atë të sigurt.” Ai e bëri të qartë se do të mobilizojë “mijëra e mijëra” ushtarë për të mbajtur paqen nëse guvernatorët nuk do të përdorin njësitë e tyre të Gardës Kombëtare për t’i dhënë fund protestave të dhunshme.” Amerikanët me të drejtë u trishtuan dhe u revoltuan nga vdekja brutale e George Floydit”, u shpreh presidenti dhe shtoi se administrata e tij është plotësisht e përkushtuar që drejtësia për 46 vjecarin dhe familjen e tij të vihet në vend.

Advertisement

“Por ne nuk mund të lejojmë që thirrjet e drejta dhe protestuesit paqësorë të mbyten nga një turmë e zemëruar”, deklaroi ai. Guvernatorët demokratë të Nevadës dhe Washingtonit i kritikuan thirrjet e kreut të shtëtit për masa të forta kundër protestuesve.

Propaganda kineze po ashtu mori hov prej deklaratave të Trumpit, duke folur për “mbytjen e ëndrrës amerikane” e duke ironizuar me qëndrimin që mbajti Amerika ndaj shtypjes së egër që iu bë protestave pro-demokracisë në Hong Kong.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy