Trump: Kina fajtore për virusin/ Reagon presidenti kinez: Do ta mposhtim pandeminë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trump: Kina fajtore për virusin/ Reagon presidenti kinez: Do ta mposhtim pandeminë

Presidenti i SHBA, Donald Trump, foli me tone të ashpra në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara duke thënë se bota po përballet me krizën më të vështirë pas luftës së dytë botërore për shkak të pandmeisë. Duke e quajtur sërish “virusi kinez”, Trump shënjestroi Pekinin si përgjegjës për pandeminë dhe akuzoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë se kontrollohet nga Kina komuniste.

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA

Advertisement

“Qeveria kineze dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila praktikisht kontrollohet nga Kina, deklaroi në mënyrë të gabuar se nuk kishte asnjë provë të transmetimit nga njeriu tek njeriu. Kombet e Bashkuara duhet ta mbajnë Kinën përgjegjëse për veprimet e tyre.”

Por presidenti kinez, Xi Jinping nuk i kushtoi shumë rëndësi akuzave dhe e përqëndroi fjalimin e tij tek nevoja për solidaritet ndërkombëtar si dhe angazhimin e Kinës në luftën ndaj pandemisë.

XI JINPING

PRESIDENT I KINES

Advertisement

“Virusi do të mposhtet, njerëzimi do ta fitojë këtë betejë, por na duhet solidaritet për ta kaluar bashkë krizën. Cdo përpjekje për ta politizuar apo stigmatizuar pandeminë duhet refuzuar. Ne duhet të përshtasim masat e nevojshme, të hapim bizneset dhe shkollat në mënyrë që të rigjallërohet ekonomia. Të kontribuojmë në rimëkëmbjen botërore.”

Një moment i rëndësishëm në sesionin e 75 të asamblesë së Kombeve të Bashkuara ishte edhe fjala e presidentit turk, Recep Erdogan i cili gjithashtu akuzoi organizatën se ka dështuar jo vetëm me pandeminë e koronavirusit por edhe në parandalimin e konflikteve në botë.

RECEP TAYYIP ERDOGAN
PRESIDENT I TURQISE


“Pavarësisht idealeve, sistemi i Kombeve të Bashkuara as nuk mund të parandalojë konfliktet dhe as t’i japë fund atyre që kanë filluar. Të gjithë e shohim se nuk mund t’i kapërcejmë sfidat e sotme me strukturat e formuara sipas nevojave të shekullit të kaluar. Për të riaktivizuar sistemin e Kombeve të Bashkuara, së pari duhet të reformojmë Këshillin e Sigurimit. Ne nuk mund të lëmë fatin e m shumë se 7 miliardë njerëzve në mëshirën e 5 vendeve nuk është as e drejtë dhe as e qëndrueshme.”

Advertisement

Erdogan u ndal edhe tek situata në Mesdheun Lindor dhe përplasjet e vendit te tij me Greqine. Ai parlajmeroi se ata që po synojnë shkatërrimin e rajonit dhe botës, po gërmojnë varrin e tyre.

Trump: Kina fajtore për virusin/ Reagon presidenti kinez: Do ta mposhtim pandeminë shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy