![Trump sulmon rivalët: Ata janë banditë, emigrantët pushtojnë SHBA-në’](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/09/5d0fa14217734ee80ab7670461a28c7a-618x400.jpg)
Rivalët e tij politikë janë “banditë dhe tiranë” të cilët “nuk e kanë idenë për gjigantin e fjetur që kanë zgjuar”.
Donald Trump nuk i ka kursyer akuzat e forta ndaj demokrateve pergjate nje takimi në Youngstown, Ohio, kur ishte për të mbështetur kandidaturën e JD Vance për Senatin.
Ish-presidenti foli me mbështetësit e tij për një Amerikë pa kufi “të pushtuar nga miliona” emigrantë të paligjshëm, një ekonomi në rënie dhe “rritje të të shtënave për përdhunime”.
Manjati sulmoi liderin e republikanëve në Senat, Mitch McConnell, duke e quajtur demokrat ndersa komentoi edhe hipotezen e kandidaturës së tij të mundshme në vitin 2024 per Presidencialet;
“Kam kandiduar dy herë dhe kam fituar dy herë. Mund ta bëja përsëri”, përsëriti Trump./Ansa
Advertisement