Trump thirrje amerikanëve: Jo dhunë, të qetësojmë gjakrat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trump thirrje amerikanëve: Jo dhunë, të qetësojmë gjakrat

Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ka publikuar një komunikatë nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Ai iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanëve që të ndihmojnë në qetësimin e tensionit në vend, duke theksuar se ai nuk qëndron pas dhunës së shfaqur gjatë sulmit ndaj Kongresit më 6 janar, ku humbën jetën 5 persona, përfshirë në zyrtar policor.

 

“Lidhur me raportimet për më shumë demonstrata, ju bëj thirrje që të mos ketë dhunë, të mos ketë shkelje të ligjit, dhe të mos ketë vandalizëm të çfarëdo lloji. Kjo nuk është ajo në të cilën besoj unë dhe as Amerika. U bëj thirrje të gjitha amerikanëve të ndihmojnë në uljen e tensioneve dhe të qetësojnë gjakrat. Faleminderit.”

 

Advertisement

Një këshilltar i Trump tha se: “Presidenti Trump po u kërkon të gjithë amerikanëve që të bashkohen me të për të siguruar që të ketë një tranzicion të rregullt dhe paqësor javën e ardhshme”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy