Trump thirrje mbështetësve: Zgjedhjet u vodhën, por ju duhet të ikni në shtëpi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trump thirrje mbështetësve: Zgjedhjet u vodhën, por ju duhet të ikni në shtëpi

Godina e Kongresit Amerikan është pushtuar nga mbështetësit e presidentit Donald Trump, të cilët kundërshtojnë certifikimin e rezultatit zgjedhor.

Si pasojë e trazirave dhe situatës kaotike, policia përdori gaz lotsjellës dhe madje hapi zjarr ndaj disa protestuesve pro Trump.

Këto skena erdhën pasi presidenti Trump iu drejtua qindra mijëra mbështetësve, duke përsëritur pretendimet e tij se zgjedhjet u vodhën me manipulime.

Ndërkohë, Presidenti Trump postoi një video në Twitter, ku iu bëri thirrje protestuesve me fjalët: “Tani duhet të shkoni në shtëpi, duhet të kemi paqe. Na duhet të kemi ligj dhe rend”.

Advertisement

Megjithatë, ai përsëriti në video pretendimin e tij të pabazuar se zgjedhjet u vodhën dhe se ato ishin të manipuluara.

“Nuk duhet të bëjmë lojën e tyre, na duhet paqe”, tha ai në videon e regjistruar në Shtëpinë e Bardhë.

Advertisement

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy