“Trupat ruse po zhvendosen për të rrethuar trupat ukrainase në lindje|

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Trupat ruse po zhvendosen për të rrethuar trupat ukrainase në lindje|

Ministra e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe thotë se trupat ruse po lëvizin nga veriu dhe jugu “për të bllokuar forcat ukrainase në lindje të vendit”. Trupat po përparonin nga Kharkiv dhe Mariupol.

Ndërkohë luftimet në veri që bëhen me qëllim marrjen e Kievit mbeten në gjendje statike.

“Forcat ruse kanë të ngjarë të kryejnë një periudhë riorganizimi përpara se të rifillojnë operacionet ofensive në shkallë të gjerë”, thuhet në shënimin informues të ministrisë britanike.

Rusia gjithashtu duket se po përpiqet të anashkalojë Mykolaivin në drejtimin e saj drejt perëndimit drejt Odesës, qyteti port në jug-perëndim të Ukrainës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy