Nënë e 12 fëmijëve, kush ishte gruaja ukrainase që u vra teksa luftonte me trupat ruse

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nënë e 12 fëmijëve, kush ishte gruaja ukrainase që u vra teksa luftonte me trupat ruse

Gjatë një përleshjeje zjarri pranë Donetskut, Olga Semidyanova, 48-vjeçarja ukrainase u vra në krye të detyrës nga forcat ruse, teksa mbronte vendin e saj.

 

Ai shërbeu si mjeke ushtarake që prej vitit 2014 në rajonin e Donteksut, një rajon që ishte në luftë prej vitesh.

 

Advertisement

48-vjeçarja ishte nënë e 12 fëmijëve, 6 prej të cilëve i kishte birësuar, duke fituar titullin “nëna-heroinë”, vlerësim që iu jepet grave që kanë më shumë se pesë fëmijë.

 

Qeveria ukrainase zhvilloi homazhe në nder të saj.

 

Advertisement

“Ajo u vra në një konfrontim me trupat ruse.Edhe kur ajo besonte se regjimenti i saj mund të mos mbijetonte, sërish ajo theksoi dëshirën e saj për të mbrojtur vendin deri në fund”, tha Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrisë së Brendshme të vendit.

 

Të dëshpëruar, familjarët janë ende në pritje për ta varrosur atë, pasi trupi nuk është gjetur ende.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy