Trupat ruse tërhiqen nga Khersoni, ushtarët ukrainas priten me brohoritje nga banorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trupat ukrainase u përshëndetën të premten nga banorë të lumtur në qendër të Khersonit pasi Rusia braktisi të vetmin kryeqytet rajonal që kishte pushtuar që kur filloi agresionin ndaj vendit fqinj në shkurt.

 

 

Një video e siguruar nga Reuters tregonte njerëz që brohoritnin dhe përshëndesnin ushtarët ukrainas në Sheshin e Lirisë. Rusia tha se ishte tërhequr të premten nga qyteti strategjik, pa humbur asnjë ushtar, ndërsa Kievi përshkroi një largim kaotik të ushtarëve rusë që braktisën uniformat ndërsa një pjesë u mbytën teksa përpiqeshin të iknin. Teksa forcat ukrainase përparuan me shpejtësi duke detyruar një prej tërheqjeve më të shpejta dhe poshtëruese të forcave ruse, banorët e zonës dolën nga vendet ku ishin fshehur për muaj të tërë duke treguar se trupat ruse kishin vrarë banorë dhe kishin plaçkitur shtëpitë.

Advertisement

 

 

Më herët, ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se kishte përfunduar tërheqjen e saj nga bregu perëndimor i lumit Dnipro, ku shtrihet Khersoni.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy