minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Tualet me formën e gojës së gruas; polemika në Itali - Struga.info


Tualet me formën e gojës së gruas; polemika në Itali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tualet me formën e gojës së gruas; polemika në Itali

Prej disa ditësh ka nisur një polemikë në rrjetet sociale për praninë e tualeteve në formën e gojës së një gruaje në banjat e meshkujve në një palestër në Torino.

 

Palestra është pjesë e një zinxhiri të madh shumëkombësh me qendra fitnesi në qytete të shumta evropiane.

 

Advertisement

Në përgjigjet e saj, kompania sqaron se ai model WC-je është i pranishëm në “7-8 palestra në Itali dhe disa të tjera në vende të ndryshme të Europës”. Dizajni duket i frymëzuar nga logoja e famshme e Rolling Stones dhe ka përdorues që ia atribuojnë një grafiku të njohur holandez.

 

Por përdoruesit e internetit kanë lëshuar shumë akuza për patriarkalizëm dhe seksizëm. Për këtë ka folur edhe këngëtarja torineze Greta Squillace me një koment drejtuar kompanisë, ku shkruan” “Do të më vinte turp po të isha në vendin tuaj”.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy