Tubimi për Teatrin/ “Shqipëria po zgjohet dhe ky është 21 Janari i Edi Ramës”. Koloreto Cukali pa dashje i fut të dridhmat aktorëve të vrasjes, Berisha e Basha: Përveç protestës, po ndodh diçka tjetër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tubimi për Teatrin/ “Shqipëria po zgjohet dhe ky është 21 Janari i Edi Ramës”. Koloreto Cukali pa dashje i fut të dridhmat aktorëve të vrasjes, Berisha e Basha: Përveç protestës, po ndodh diçka tjetër

Gazetari Koloreto Cukali gjatë fjalës së mbajtur përpara protestuesve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, e konsideroi si “21 Janarin” e Edi Ramës vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas tij, diktatura vijnë kur popujt janë të fjetur ose indiferentë, ndërsa shtoi se përveç protestës, është vënë në punë makineria e propagandës me profile false në rrjetet sociale për të krijuar një të vërtetë tjetër për teatrin.

Cukali: Unë besoj se shumë prej jush kanë ardhur sot këtu, kanë ardhur edhe me një pyetje; çfarë duhet të bëjmë?! Çfarë të bëjmë kur të vrasin natën dhe stë lënë të qash ditën?! Çfarë të bëjmë kur demokracia bie?! Kur ligji nuk të mbron më?! Çfarë të bëjmë?! Diktaturat nuk vendosen brenda ditës.

Advertisement

Diktaturat moderne vendosen pak nga pak çdo ditë, vijnë në pushtet me votë. Edhe Hitleri ka ardhur në pushtet me votë dhe pasi vijnë në pushtet me votë nuk largohen nga pushteti me votë. Ata kërkojnë armiq. E kanë gjetur tek mediat dhe gazetarët. Çfarë të bëjmë? Shumë njerëz ndihen të pafuqishëm. Ata qeverisin me gangsterë.

Përveç kësaj proteste po ndodhte diçka tjetër shumë e turpshme. Makineria e propagandës. Duan të krijojnë një të vërtetë alternative. Kanë ndezur makineritë e propagandës, kanë hapur dhjetëra profile false në Facebook apo Twitter përpiqen të krijojnë një të vërtetë tjetër.

Unë mendoj se jemi në atë moment pak para instalimit të plotë të një diktature. Është ai moment kur njerëzit e lejojnë të vendoset diktatura. Diktaturat vendosen me popujt e fjetur dhe popujt indiferentë. Hapin e parë e kemi bërë, për të treguar se nuk jemi popull indiferent, delesh apo derrash. Ne nuk mund ta pranojmë një trashigimi evropiane të shkojë kështu. Argumentet kanë rënë.

Po flasim për një moment shumë të rëndë ku shteti ka rënë. Çfarë të bëjmë?

Advertisement

Ajo që unë do bëja që ju të bëni është ta mbani gjallë atë që ndodh këtu. Unë do të doja ta mbani gjallë të vërtetën dhe ky është një moment i rëndësishëm. Nuk mund ta lëmë që ajo javë filloi me mbyllje televizionesh dhe shembjen e Teatrit.

Ata gazetarë na kanë informuar. Shqipëria po zgjohet dhe ky është 21 Janari i Edi Ramës. Ata njerëz mund të kishin vdekur brenda. U vranë dy ndërtesa. Të vrasësh trashigiminë kulturore evropiane është po aq e rëndë sa të vrasësh njerëz në Bulevard.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy