Turqia rihap ambasadën në Kiev/ Një muaj më parë evakuoi stafin për shkak të pushtimi rus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turqia rihap ambasadën në Kiev/ Një muaj më parë evakuoi stafin për shkak të pushtimi rus

Turqia e ka rikthyer ambasadën e saj në Kiev të Ukrainës, pas muajin e kaluar evakuoi stafin për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

 

Përparimi i trupave ruse drejt Kievit bëri që Turqia muajin e kaluar të zhvendoste ambasadën e saj në Çernivtsi, qytet në afërsi të kufirit me Rumaninë.

 

Advertisement

“U desh që përkohësisht të zhvendosnim aktivitetet tona në qytetin Çernivtsi, që u bë qendra jonë logjistike”, tha Ambasada turke në Ukrainë përmes një postimi në Twitter.

 

“Prej sot, ne do të kthehemi në Kiev, në shtëpinë tonë”.

 

Advertisement

Ukraina ka thënë se forcat ruse po tërhiqen nga pjesët veriore përreth kryeqytetit ukrainas, Kiev, dhe nga Çernihivi.

Rusia, që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, së fundi ka thënë se do të përqendrojë aktivitetet e saj ushtarake në lindje të Ukrainës./ Rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy