Turqia shkatërron kurdët, avionët e ushtrisë bombardojnë…(Foto)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turqia shkatërron kurdët, avionët e ushtrisë bombardojnë…(Foto)

Nuk ndalen sulmet e Turqisë ndaj militantëve kurdë. Mediat e huaja shkruajnë se Ministria turke e Mbrojtjes njofton se ka shkatërruar më shumë se 500 pozicione të militantëve kurdë gjatë një operacioni në veri të Irakut.

Avionët e ushtrisë turke bombarduan bazat e kurdëve në dy sulme të ndara, për shkak të rritjes së aktivitetit të militantëve në këto zona.

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes bëhet me dije se në operacionin “Kthetra e Tigrit” që u mbajt në rajonin Haftani të Irakut u përdorën avionë F-16, dronë dhe topa të kalibrit të madh. Operacioni zgjati për rreth 36 orë dhe ende nuk bëhet me dije nëse ka pasur viktima.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy