Turqinë nuk e ndal as Coronavirus, zbarkon ushtrinë drejt kurdëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turqinë nuk e ndal as Coronavirus, zbarkon ushtrinë drejt kurdëve

Turqinë nuk e ndal as Coronavirus, zbarkon ushtrinë drejt kurdëve

Në kohën kur vëmendja e të gjithë botës është fokusuar tek pandemia e koronavirusit, Ankaraja duket se i është rikthyer objektivave të vjetër. Ministria e mbrojtjes tha se ushtria turke ka sulmuar mbi 500 pozicione të militantëve kurdë në veri të Irakut, gjatë një operacioni kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK).

Operacioni kundër PPK-së nisi kundërpërgjigje ndaj disa sulmeve që kurdët, sipas ministrisë, kryen ndaj bazave ushtarake turke. Dy sulme të veçanta ajrore që kishin në shënjestër pozicionet e PPK-së në rajone të ndryshme në veri të Irakut, u kryen në 14 dhe 16 qershor, njoftohet tani.

E njëjta deklaratë shton se avionët luftarakë F-16, dronët dhe sulmet me murtaja kanë shkatërruara me qindra pozicione të tilla gjatë 36 orëve të fundit. “Operacioni po shkon shumë mirë. Do Zoti, nëse vazhdojmë me të njëjtin seriozitet dhe vendosmëri, do të arrijmë ta përmbyllim atë operacion me sukses”, citohet të ketë thënë ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

Advertisement

PPK-ja konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Prej pothuajse katër dekadash ajo ka ushqyer rebelimin kundër shtetit turk me kërkesën për më shumë të drejta për kurdët. Që prej fillimit të kryengritjes, llogaritet të jenë vrarë rreth 400,000 persona.

Turqia këto vitet e fundit ka ndërmarrë vazhdimisht operacione ushtarake ndaj PPK-së në juglindje të Anadollit si dhe sulme brenda territorit irakian.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy