U diagnostikua me kancer, Mbreti Charles dërgohet në Londër me helikopter

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U diagnostikua me kancer, Mbreti Charles dërgohet në Londër me helikopter

Mbreti Charles u kthye sot në Londër për t’iu nënshtruar trajtimit të kancerit pasi bëri paraqitjen e tij të parë publike në Sandringham.

Sipas Daily Mail, monarku 75-vjeçar zbarkoi në Clarendon House me helikopter mbretëror pasi kaloi një javë në Norfolk pas njoftimit për problemin e tij shëndetësor.

Fotot e tregojnë atë me gruan e tij Camilla pranë tij teksa çifti mbretëror po shkonte drejt Clarence House.

Të dielën, Charles u pa në daljen e tij të parë publike që nga fillimi i trajtimeve të rregullta duke ecur në kishë në Sandringham me Camilla.

Të shtunën ai foli për herë të parë duke shprehur falënderimet e tij të ngrohta për mesazhet e mbështetjes./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy