U kthye me urgjencë në Britani, Cameron zhvillon bisedë telefonike me Begajn në pamundësi të takimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U kthye me urgjencë në Britani, Cameron zhvillon bisedë telefonike me Begajn në pamundësi të takimit

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Cameron, gjatë vizitës së tij në Shqipëri anuloi në minutën e fundit takimin me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për shkak të zhvillimeve të brendshme politike në Britani, ku u desh të kthehej me urgjencë.

Por ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Begaj. Ka qenë zyra e shtypit e sekretarit e cila ka dhënë detaje mbi këtë bisedë, ku në fokus ka qenë roli i Shqipërisë në NATO dhe mbështetja që dy vendet po i japin Ukrainës.

Postimi i plotë:

Sekretari i Jashtëm pati një telefonatë me presidentin shqiptar @BajramBegajAL  sot pas vizitës së tij në Tiranë.

Ata diskutuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si një aleate e ngushtë e NATO-s dhe riafirmuan mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën dhe përballjen me sfidat rajonale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy