U nisën me tren, tre kryeministra evropianë mbërrijnë në Kiev

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U nisën me tren, tre kryeministra evropianë mbërrijnë në Kiev

Kryeministri i Çekisë, Polonisë dhe Sllovenisë kanë mbërritur me tren në Kiev, për të biseduar me presidentin dhe kryeministrin e Ukrainës.

 

Udhëheqësit do të diskutojnë për “mbështetjen e Ukrainës dhe forcimin e sanksioneve kundër agresionit rus”.

 

Advertisement

Më herët gjatë ditës, presidenti Zelensky iu drejtua parlamentit të Kanadasë, duke kërkuar ndihmë konkrete nga Perëndimi.

 

“A mund ta imagjinoni kur telefononi aleatët tuaj dhe pyesni, ‘të lutemi mbyllni qiellin, mbyllni hapësirën ajrore, ju lutemi ndaloni bombardimet, sa raketa të tjera lundrimi duhet të bien mbi qytetet tona derisa ta bëni këtë?’ Dhe në këmbim, ata shprehin shqetësimet e tyre të thella për situatën?”

 

Advertisement

Në Bruksel, ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATOS-s, Jens Stoltenberg ka hedhur poshtë akuzat e Rusisë se SHBA dhe Ukraina kanë hapur laboratorë biologjikë. Sipas tij, Moska mund të organizojë një operacion me armë kimike, e për këtë do të fajësojë Perëndimin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy