U qëllua më dy plumba në kokë dhe një në gjoks, ndërron jetë në spital Agustin Kaza

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U qëllua më dy plumba në kokë dhe një në gjoks, ndërron jetë në spital Agustin Kaza

45-vjeçari shqiptar, Agustin Kaza të cilit ju bë atentat një javë më parë në një lokal në Belgjikë, ka ndërruar jetë në spital ditën e sotme.

Agustin Kaza ishte prej 29 prillit në gjendje kome në spital, pasi u qëllua me tre plumba, dy në kokë dhe një në gjoks.

Mediat belge raportojnë se një nga pistat kryesore të policisë është ajo e hakmarrjes, pasi Agustin Kaza është vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve në 3 korrik të 1997 në Mirditë.

Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini, të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllain vite më parë.

Advertisement

Kujtojmë se më datë 7 Janar të vitit 1994 në Rrëshen u vra Ndue Kaza.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy