Ukraina njofton sulme të reja nga Moska ndaj infrastrukturës energjetike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kompania shtetërore e energjisë në Ukrainë ‘Ukrenergo’ bëri të ditur të enjten se ka vendosur kufizime në përdorimin e energjisë elektrike në rajone të shumta të vendit. Vendimi pason sulmet gjatë natës, nga ana e trupave ruse, që kishin në shënjestër infrastrukturën energjetike të vendit.

 

‘Ukrenergo’ tha se sulmet kishin dëmtuar aparatura të rëndësishme në pjesën qendrore të vendit. Sipas kompanisë kufizimet në përdorimin e energjisë elektrike, janë të nevojshme për të shmangur mbingarkesat në rrjet dhe për të lehtësuar procesin e rregullimit të objekteve të dëmtuara.

 

Advertisement

Disa orë para sulmeve të reja Presidenti Volodymyr Zelenskyy falënderoi punonjësit e sektorit të energjisë për përpjekjet e tyre për të stabilizuar furnizimin me energji elektrike.

 

“Pavarësisht se çfarë bën armiku, detyra jonë është të prishim planet e tij e të mbrojmë Ukrainën. Kjo nuk është detyrë e një njeriu të vetëm apo vetëm e punonjësve të energjisë. Konsumi i përgjegjshëm i energjisë në këto kohë është i nevojshëm për të gjithë ukrainasit”, tha zoti Zelenskyy në fjalimin e tij të mërkurën në mbrëmje.

 

Advertisement

Një zyrtar i emëruar nga Rusia në Krime njoftoi të enjten për një sulm me dron gjatë natës ndaj një centrali në gadishullin e aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

 

Zyrtari tha se sulmi nuk kishte shkaktuar viktima dhe se nuk rrezikonte furnizimin me energji elektrike të rajonit të goditur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy