Ukrainë: Kufizime të energjisë elektrike pas sulmeve ruse ndaj infrastrukturës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ukrainasit po kursejnë energjinë elektrike dhe ujin në një përpjekjë për të lehtësuar presionin në rrjetet shpërndarëse dhe për t’i dhënë mundësi inxhinierëve të riparojnë infrastrukturën e shkatërruar nga raketat ruse, ndërsa forcat e Kievit përparuan drejt qytetit të Khersonit.

 

Edhe pse Ukraina po zbaton me sukses kundër-ofensivën ndaj forcave ruse në lindje dhe jug, ajo po përpiqet të mbrojë strukturat prodhuese të energjisë nga sulmet ajrore dhe dronët rusë që synojnë të demoralizojnë ukrainasit dhe t’ua bëjnë atyre më të vështirë jetesën, ndërsa afrohet dimri.

 

Advertisement

Për herë të parë që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt, qeveria ukrainase vendosi të enjten kufizime të energjisë elektrike në mbarë vendin. Presidenti Volodymr Zelenskiy tha se vendimi erdhi pas një serie sulmesh që goditën një të tretën e të gjitha nënstacioneve elektrike.

 

Sipas masave të reja, furnizimi me energji elektrike anembanë Ukrainës është kufizuar midis orës 7 të mëngjesit dhe orës 23:00 të mbrëmjes.

 

Advertisement

Sipas Ministrit të Energjitikës të Ukrainës, qeveria synon ulje të përdorimit të energjisë me 20% dhe ukrainasit po i përgjigjen thirrjes për kursim.

 

“Ne shohim rënie të konsumit. Shohim reagim vullnetar për të kursyer. Por kur nuk mjafton, ne duhet të kryejmë ndërprerje të detyruara”, tha ministri Herman Halushchenko. Sipas tij, Rusia ka kryer më shumë se 300 sulme ajrore në nënstacionet energjitike të Ukrainës që prej datës 10 tetor.

 

Advertisement

Presidenti Zelenskiy iu drejtua popullit përmes një video të mërkurëm mbrëma. “Është goditur rënë një nënstacion i rëndësishëm. Tre nënstacione janë shkatëtruar sot nga armiku. Terrori rus tani do orientohet tek dëmtimi i strukturave të furnizimit me energji elektrike, tha ai.

 

Një nga strukturat e goditura të mërkurën ishte një termocentral me qymyr në qytetin e Burshtynit në Ukrainën perëndimore.

 

Advertisement

“Për fat të keq dëmtimi është mjaft serioz,” tha në televizionin ukrainas Svitlana Onyshchuk, guvernatore e Ivano- Frankivskit.

 

Presidenti Zelenskiy iu lut ukrainasve të ulin përdorimin e energjisë elektrike./voa

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy