Ushtari amerikan arrestohet në Rusi për vjedhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ushtari amerikan arrestohet në Rusi për vjedhje

Një ushtar amerikan është ndaluar në Rusi me akuzën e sjelljes së pahijshme është arrestuar për vjedhje, sipas vendimit të një gjykate në Vladivostok, raportohet nga agjencia ruse e lajmeve RIA.

Duke cituar zyrën e shtypit të gjykatës, RIA raportoi se ushtari quhet Gordon Black dhe do të mbahet në paraburgim deri më 2 korrik.

“Gjykata në rrethin Pervomaisky lëshoi ​​urdhër-arrestin për ushtarin amerikan Gordon Black…, sipas nenit të vjedhjes së kodit penal rus”, raportoi RIA duke cituar zëdhënësin e gjykatës.

Ushtria amerikane njoftoi dje se ishte vënë në dijeni për arrestimin, pa bërë të ditur zyrtarisht emrin e ushtarit.

Advertisement

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se ushtari po shërbente në një bazë në Korenë e Jugut.

Një tjetër zyrtar amerikan tha se ushtari akuzohet se ka kryer vjedhje ndaj një gruaje. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy