Vaksinat në Izrael kanë ulur numrin e infeksioneve dhe rasteve rëndë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vaksinat në Izrael kanë ulur numrin e infeksioneve dhe rasteve rëndë

Vaksinimi i gjerë i popullsisë në Izrael sjell rezultate të dukshme.

Një studiues izraelit, Eran Chagall tha se tek grupet më të rrezikuara, tashmë të vaksinuar, vihet re një rënie në numrin e rasteve të reja me 53% dhe një rënie me 39% për shtrimet në spitale. Sipas tij, rënie ka pësuar edhe numri i të infektuarve rëndë, me 31%. 

Vaksina Pfizer, e cila tani u është dhënë 3.5 milionë qytetarëve prej 9 milion njerëzve në Izrael,  duket se është efektive edhe kundër mutacionit britanik. 

Pfizer po monitoron nga afër progresin e procesit në Izrael pasi konsiderohet si një “pilot” për pjesën tjetër të botës dhe po bëhet një përparim thelbësor në trajtimin e COVID-19.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy