minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Vazhdojnë protestat kundër planit të qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension në Francë - Struga.info


Vazhdojnë protestat kundër planit të qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension në Francë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vazhdojnë protestat kundër planit të qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension në Francë

Për të shtatën ditë me radhë Franca po përballet me protesta ndaj planit të qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension. Punonjësit e shërbimeve komunale dhe të transportit publik, ndërprenë punën këtë të shtunë në shenjë proteste.

 

Sindikatat franceze synojnë të ushtrojnë trysni ndaj qeverisë që të tërheqë projekt-ligjin që rrit moshën e pensionit në 64 vjeç.

 

Advertisement

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, rreth 1 milion persona pritet të marrin pjesë në 200 marshime në të gjithë vendin ndërsa projektligji po shqyrtohet në Senat dhe të shtunën në mbrëmje mund të votohet nga Dhoma e Lartë e Parlamentit.

 

Të martën, sipas të dhënave qeveritare, më shumë se 1.26 milionë njerëz dolën në protesta, ndërsa sipas të dhënave të sindikatave numri i protestuesve ishte 3. 5 milionë.

 

Advertisement

Sondazhet e fundit tregojnë se shumica e të anketuarve kundërshtojnë planin e Presidentit Emanuel Macron, ndërkohë që një shumicë më e lehtë mbështet veprimet e protestuesve./voa

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy