Protesta masive në Francë kundër planit për pensione të Macronit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta masive në Francë kundër planit për pensione të Macronit

Në Francë më 31 janar u mbajtën protesta në tentim për t’i bërë presion presidentit Emmanuel Macron, që të heqë dorë nga plani për reformën e pensioneve, me qindra mijëra persona që protestuan dhe grevat që penguan transportin dhe mbajtjen e mësimit.

 

 

Kjo është hera e dytë në më pak se dy javë që në Francë është mbajtur një protestë masive që sfidon planin e Macronit për të rritur moshën e pensionimit nga 62 në 64 vjeç. Ky plan është reforma e tij më e madhe gjatë mandatit të dytë presidencial.

Advertisement

 

 

Sipas burimeve të AFP-së brenda policisë franceze, 1.2 milion persona protestuan në mbarë Francën.

 

Advertisement

 

Në protestën e 19 janarit kishin protestuar 1.1 milion persona.

 

 

Advertisement

Njëri nga organizatorët e protestave, Philippe Martinez, tha për mediat se në mbarë Francën janë mbajtur 250 marshe.

 

 

Pavarësisht protestave, Macron nuk ka shfaqur ndonjë shenjë se do të tërhiqet nga plani i tij, teksa më 30 janar tha se kjo reformë ishte “esenciale”.

Advertisement

 

 

Për ruajtjen e qetësisë gjatë protestave u mobilizuan 11.000 policë dhe vetëm në Paris ishin 4.000 zyrtarë të rendit.

 

Advertisement

 

Për shkak të protestave dhe grevave të martën shumë banorë të Francës kanë punuar nga shtëpitë dhe fëmijët nuk kanë shkuar në shkollë, pasi punëtorët e sektorit të transportit dhe ata të edukimit kanë hyrë në grevë.

 

 

Advertisement

“Kjo është më shumë sesa vetëm për pensionin, kjo ka të bëjë me atë se çfarë shoqërie duam ne”, tha Martine Beugnet, profesor universitar.

 

 

Po ashtu, shërbimi i trenave dhe i metrove ishin të kufizuara për udhëtarët.

Advertisement

 

 

Franca ka moshën më të ulët të kualifikimit për pension shtetëror në mesin e ekonomive më të mëdha evropiane.

 

Advertisement

 

Qeveria ka thënë se ndryshimet janë të nevojshme për të garantuar të ardhmen e financimit të sistemit pensional, që pritet të kalojë në deficit në vitet e ardhshme.

 

 

Advertisement

Por, kundërshtarët e reformës kanë thënë se sistemi pensional nuk është problemi, duke insistuar se shpenzimet për pensione nuk kanë dalë jashtë kontrollit.

 

 

Në Parlament, aleatët e Macronit nuk e kanë shumicën absolute dhe do të duhet të marrin votat e konservatorëve për të kaluar këtë legjislacion të ri.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy