
Detaje të reja tronditëse dalin lidhur me zhdukjen dhe vdekjen misetrioze të vogëlushit 2-vjeçar në Francë.
Të shtunën 30 mars, policia franceze njoftoi se u gjetën eshtrat e 2-vjeçarit, i cili rezultonte i zhdukur prej 9 mujsh. Eshtrat e vogëlushit u gjetën në rajonin Alpes-de-Haute-Provence, në Francën juglindore.
Dy vjeçari u zhduk më 8 korrik të 2023-it. Ditën që u zhduk 2-vjeçari sapo kishte mbërritur në zonë për të kaluar pushimet verore në shtëpinë e gjyshërve, nga ana e mamit.
Ndërkohë hetimet e fundit kanë vendosur në epiqendër gjyshin e 2-vjeçarit. Siç raporton gazeta gjermane Bild, gjyshi i djalit , Philip B., i cili me profesion është fizioterapist, po priste dru jashtë shtëpisë së tij në kohën kur fëmija dyshohet se u zhduk.
Pse hetimet e autoriteteve fokusohen te gjyshi i fëmijës
Në vitet 1990, Philippe, atëherë 26 vjeç, ishte udhëheqës i një komuniteti të krishterë për fëmijët me probleme familjare në fshatin malor Sainte-Croix, në rajonin Pas-de-Calais të Francës veriore dhe ishte akuzuar për abuzim dhe keqtrajtim të të miturve.
Në vitin 2018, një gjykatë në qytetin e Lille thërriti gjyshin e 2-vjeçarit për të dëshmuar për ankesat që i ishin bërë.
Në gjykatë ai kishte pranuar se “ndonjëherë godiste fëmijët, por nuk ndodhte aq shpesh”. Dhe kjo nuk ishte hera e vetme që gjyshi i vogëlushit ishte në sy të autoriteteve pasi Philip V. dyshohej për përdhunimin e të miturve në vitin 1993, kur ai ishte drejtues i klubit fetar katolik “Riaumont”.
Pak para fundit të vitit 2016, dëshmitari Jean L. vendosi të denoncojë në polici incidentet e vitit 1993 në klubin “Riaumont”. Sipas stacionit televiziv francez “TF1”, dëshmitari raportoi për përdhunim dhe abuzim nga dy autorë./vizionplus.tv/