Vdekja e Alexei Navalny, Rusia i përgjigjet akuzave: Perëndimi është përgjegjës për vrasjen e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vdekja e Alexei Navalny, Rusia i përgjigjet akuzave: Perëndimi është përgjegjës për vrasjen e tij

Një luftë deklaratash dhe akzuash të ndërsjellta ka “shpërthyer” mes Rusisë dhe Perëndimit pas njoftimit për vdekjen e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny. Kryetari i Dumës së Shtetit, dhoma e ulët e Rusisë, Vychislav Volodin, argumentoi se udhëheqësit e Perëndimit dhe Ukrainës janë përgjegjës dhe po përfitojnë nga vdekja e Alexei Navalny.

“Emrat e tyre janë të njohur: nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe liderët amerikanë te Olaf Soltz, Rishi Sunak) dhe Volodymyr Zelensky, të gjithë janë fajtorë për vdekjen e Navalny. Janë ata që me kaq shumë vendime të gabuara po përfitojnë nga vdekja e tij”, ka shkruar ai në Telegram.

Ndër të tjera, ai akuzoi Perëndimin se dëshiron të shkatërrojë Rusinë.

Nga ana tjetër, duke nisura nga SHBA, Britani e Madhe, Gjermani, etj, kanë akuzuar presidentin rus për vdekjen brutale të liderit të opozitës./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy