Vdes miliarderi francez

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vdes miliarderi francez

Deputeti i parlamentit francez dhe miliarderi, Olivier Dassaul humbi jeten pasi helikopteri me të cilin udhëtonte u rrëzua në veri të Francës. 69-vjeçari, ligjvënës i partisë republikane të qendrës së djathtë gjeti vdekjen afër Normandise, ku ai kishte një shtëpi pushimi.

 

Dassault ishte djali i Serge Dassault, një industrialist francez që drejtoi një nga kompanitë më të mëdha të mbrojtjes. 69-vjeçari ishte pronari i i grupit Rafale të avionëve ushtarakë dhe i gazetës Le Figaro.

 

Advertisement

Presidenti francez Emmanuel Macron e konsideroi  vdekjen e Dassault si një humbje të madhe .

 

“Olivier Dassault e donte Francën. Kapiten i industrisë, ligjvënës, zyrtar i zgjedhur lokal, komandant rezervë në forcën ajrore: gjatë jetës së tij, ai kurrë nuk pushoi së shërbyeri vendit tonë. Vdekja e tij e papritur është një humbje e madhe.”.

 

Advertisement

Sipas listës së Forbes 2020, deputeti francez u konsiderua njeriu i 361 më i pasur në botë së bashku me dy vëllezërit dhe motrën e tij, me një pasuri prej rreth 6 miliardë euro, të trashëguar kryesisht nga babai i tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy