Vendet e BE po blejnë gaz me çmime rekord

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendet e BE po blejnë gaz me çmime rekord

Çmimet e gazit natyror në Europë prekën një rekord të ri gjatë orëve të fundit, një tjetër sinjal që paralajmëron thellimin e krizës energjitike këtë dimër. Çmimi i gazit për kontratat e furnizimit për muajin Nëntor u rrit me 23%, duke arritur në 117.5 Euro për Megavatorë, 18 euro më shumë se Tetori. Çmimi është tre herë më i lartë se në kushtet kur kjo lëndë djegëse është e papërpunuar. Prej fillimit të vitit, çmimi i gazit është rritur me 400%.

Rritja e çmimit lidhet me kërkesën në rritje për energji, teksa qeveritë botërore po përpiqen të rigjallërojnë ekonomitë nga kriza e pandemisë. Por vendet europiane po përballen me çmimin më të lartë të gazit, pasi kanë edhe specifika të tjera, si mosmarrëveshjet me Rusinë si furnizuesi kryesor dhe përpjekjet për të kaluar tek energjia e rinovueshme.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se qeveritë europiane nuk i kanë marrë seriozisht pasojat e ndryshimeve klimatike. Sipas tij, ato kanë luajtur bixhoz dhe i kanë nënvlerësuar pasojat e një shkëputjeje të shpejtë nga burimet e parinovueshme siç po ndodh aktualisht.

Por zyrtarët në Bruksel thonë se Moska mban të ulët furnizimin me gaz, pasi kërkon nënshkrimin e kontratave afatgjata. Ndërsa BE propozon kontrata mujore, teksa po aktivizon gradualisht burimet e rinovueshme të energjisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy