Vendi i parë i NATO-s/ Polonia do të dërgojë katër avionë luftarakë në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendi i parë i NATO-s/ Polonia do të dërgojë katër avionë luftarakë në Ukrainë

Polonia do të dërgojë katër avionë luftarakë të epokës sovjetike Mig në Ukrainë. Në këtë mënyrë Polonia do të jetë vendi i parë i NATO-s që dërgon avionë që nga pushtimi i Rusisë vitin e kaluar.

 

Presidenti polak Andrzej Duda deklaroi se avionët luftarakë do të dërgohen në ditët në vijim, ndërsa të tjerët do të dorëzohen në të ardhmen.

 

Advertisement

Megjithëse një nxitje e mirëpritur për mbrojtjen ajrore të Ukrainës, avionët shtesë nuk pritet të jenë vendimtarë në luftë.

 

Zëvendëskryetarja e parlamentit të Ukrainës, Olena Kondratyuk tha se shpreson që më shumë vende të pasojnë vendimin e Polonisë.

 

Advertisement

Vende të tjera të NATO-s po shqyrtojnë dërgimin e avionëve të epokës sovjetike, me të cilët pilotët ukrainas janë trajnuar për të fluturuar.

 

Ukraina ka kërkuar prej kohësh nga vendet perëndimore që t’i dërgojnë avionë luftarakë modernë,si F-16.

 

Advertisement

Mbretëria e Bashkuar po trajnon pilotët ukrainas në avionë të standardeve të NATO-s. Por për shkak të kohërave të gjata të trajnimit, ajo ka paralajmëruar se furnizimi me avionë perëndimor do të ishte vetëm një opsion afatgjatë.

 

Presidenti Biden ka përjashtuar më parë dërgimin e avionëve nga SHBA në Ukrainë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy