Venezuela thotë se ka ndaluar një spiun amerikan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Venezuela thotë se ka ndaluar një spiun amerikan

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro tha të premten se një “spiun amerikan” u kap ndërsa po spiunonte në kompleksin më të madh të rafinerisë në vend, i cili po kalon një krizë të rëndë të mungesës së karburantit.

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror, Maduro tha se një burrë u arrestua të enjten në shtetin veriperëndimor Falcon ku po spiunonte në rafineritë e naftës Amuay dhe Cardon.

Advertisement

Ata kapën “një marins, i cili shërbente si marins në bazat e CIA-s në Irak”, tha Maduro. “Ai kishte armë të specializuara, me një shumë të madhe parashë, shuma të mëdha dollarësh dhe sende të tjera”.

Maduro nuk dha detaje të tjera, por tha se i arrestuari po jepte një dekleratë në paraburgim.

Advertisement

As Departamenti i Shtetit dhe as Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për të komentuar.

Amuay dhe Cardon përbëjnë Qendrën e Rafinimit Paraguana, e cila ka një kapacitet nominal përpurinimi prej 971 mijë fuçi në ditë. Që të dy qendrat kanë përjetuar ndërprerje të shumta gjatë viteve të fundit. Opozita i fajëson ato për keqmenaxhim dhe mungesë mirëmbajtjeje./ VOA

Advertisement

Njoftimi për spiunin e supozuar vjen pasi një gjykatë në Venezuelë muajin e shkuar dënoi dy ish pjestarë të forcave speciale të ushtrisë amerikane që njihen si “Green Berets” me 20 vjet burg, për siç thuhet rolin e tyre në një inkursion të dështuar në muajin maj.

Po ashtu gjatë fjalimit të premten, Maduro tha se gjatë ditëve të fundit forcat e sigurisë kishin prishur gjithashtu një komplot për të shkaktuar një shpërthim në një rafineri tjetër nafte, El Palito në shtetin Carabobo. Ai nuk dha hollësi.

Advertisement

E goditur nga sanksionet amerikane që kanë përkeqësuar mungesat e karburantit, qeveria e Venezuelës njoftoi të premten një nismë të re për shpërndarjen e karburantit dhe tha se po planifikonte projekte të reja rafinimi, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Venezuela thotë se ka ndaluar një spiun amerikan shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy