VIDEO/ Atak kardiak, deputeti rrëzohet në mes të sallës së Parlamentit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Atak kardiak, deputeti rrëzohet në mes të sallës së Parlamentit

Turqi– Nënkryetari i Partisë Saadet dhe deputeti i Kocaelit, Hasan Bitmez 53 vjeç, humbi ndjenjat dhe u rrëzua gjatë një fjalimi në podiumin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë.

Bitmez, të cilit iu bë masazh në zemër nga përfaqësuesit mjekësorë të pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme, u dërgua në spitalin e qytetit Bilkent.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca në një deklaratë tha se “gjendja e tij është jashtëzakonisht kritike dhe e rëndë.”

Sipas medieve të huaja, Bitmez vuan nga diabeti dhe gjithashtu nga një sëmundje në zemër.

Advertisement

Ministri i Shëndetësisë tha: Ndërhyrja e parë është bërë në Kuvend. Ai u soll në spitalin e qytetit Bilkent rreth 20 minuta pas ngjarjes. U planifikua një angiografi, u krye menjëherë dhe u pa se 2 venat kryesore ishin bllokuar plotësisht. Situata është jashtëzakonisht kritike dhe e rëndë./vizionplus.tv

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy