VIDEO/ Kur Kadri Roshi dhe Violeta Manushi kërkonin teatër të ri, Veliaj ironizon Kryemadhin: Dëgjo më shumë histori se histeri, s’është mëkat që s’ke qenë në Teatër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Kur Kadri Roshi dhe Violeta Manushi kërkonin teatër të ri, Veliaj ironizon Kryemadhin: Dëgjo më shumë histori se histeri, s’është mëkat që s’ke qenë në Teatër

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar kryetaren e LSI Monika Kryemadhi e cila u shfaq në protestën e sotme me bluzë ku janë stampuar portretet e Kadri Roshit dhe të Violeta Manushit.

Veliaj ka publikuar një video ku pikërisht ikonat e teatrit shqiptar Kadri Roshi, Violeta Manushi, Drita Pelinku, Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Mirush Kabashi të cilët pikërisht nga skena e godinës së vjetër e cilësojnë ëndërr ndërtimin e teatrit të Ri.

“Dakord që s’ke qenë ndonjëherë në teatër, s’është mëkat. Por si minimum, para se t’i stamposh në bluzën e protestës së tallashit Kadri Roshin e Violeta Manushin, mos duhet të dëgjosh çfarë kanë thënë për idenë e teatrit të ri? S’do qe keq të dëgjonim më shumë histori, se histeri! Ja video:”,shkruan Veliaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy