VIDEO me pamje dramatike/ Afganët e fshehur në rrotat e avionit rrëzohen në lartësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO me pamje dramatike/ Afganët e fshehur në rrotat e avionit rrëzohen në lartësi

Ajo që po ndodh në Afganistan gjatë këtyre oreve është një dramë e vërtetë.

Frika nga regjimi I ri taleban që sapo ka marrë kontrollin e vendit, ka bërë që shumë afganë të kërkojnë të largohen sa më shpejt dhe në mënyra të ndryshme nga Kabuli kryesisht por edhe provincat e tjera.

Aeroporti i kryeqytetit Kabul që ka qënë një nga rrugët e sigurta për tu larguar, është bërë arena e skenave nga më tragjiket. Që nga përplasja për të siguruar një vend në avion, që kanë lënë të paktën pesë viktima e deri tek ato me dramatiket.

Videot e fundit të publikuara në mediat online por edhe rrjete sociale po bëjnë xhiron e botës.

Advertisement

Njëra prej tyre tregon njerez që rrëzohen nga avioni ushtarak që ishte ngritur ne fluturim. Nuk dihet saktesisht nese kane qene dy apo tre viktima ne kete rast.

Pamje vërtet të rënda që tregojnë sesa e rëndësishme është për afganet braktisja e vendit dhe frika nga talibanet.

 

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy