VIDEO/ Merren peng punonjësit e një lokali në Holandë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Merren peng punonjësit e një lokali në Holandë

Disa persona (punonjës të një lokali) po mbahen peng që prej mëngjesit sot në një bar-kafe në qytetin Ede në Holandën lindore.

Teksa pengmarrja vazhdon, mediat vendase raporotjnë se deri më tani janë liruar 3 pengje. Tre të rinjtë që u liruan dyshohet të jenë punonjës të lokalit.

Shikoni në video momentin e lirimit të tre pengjeve:

Më herët policia kreu evakuimin e 150 shtëpive në zonë dhe u ka kërkuar nga qytetarëve që mos të afrohen te lokali ku po po mbahen pengjet. Sipas Reuters, njësitë speciale të policisë janë vendosur rreth lokalit Petticoat, i vendosur në qendër të qytetit.

Gazeta lokale de Telegraaf raporton, duke cituar burime të paidentifikuara, se një burrë hyri në lokal në agim, teksa po mbyllej, me armë dhe eksplozivë dhe kërcënoi se do ta hidhte në erë.

Pronari i lokalit ka konfirmuar për gazetën se anëtarët e stafit të tij po mbahen peng. Edhe pse ende nuk dihet se sa persona ndodheshin brenda në biznes në momentin që sulmuesi hyri në të, mediat lokale flasin për 4-5 pengje.

Advertisement

Sipas policisë lokale nuk ka të dhëna nëse bëhet fjalë për një incident terrorist.

Advertisement

“Për momentin nuk ka asgjë që tregon se ky është një akt terrorist”, thuhet në një deklaratë të policisë të publikuar në platformën e rrjeteve sociale X./Vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy