VIDEO/ Panik në rrugët e Stambollit, një person me thikë në dorë qëllon qytetarët, plagosen 11 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kalimtarët në rrugët e Stambollit kanë përjetuar momente tmerri, pasi një person sulmoi me thikë kalimtarët.

Zona në të cilën ka ndodhur sulmi është në Esenyurt. Autori po lëvizte nëpër rrugë, e më pas ka nisur të qëllojë personat që i kanë dalë përpara.

Deri më tani raportohet për 11 të plagosur, të cilët janë dërguar në spital. Gjendja e tyre nuk dihet ende.

Autori i sulmit ndodhet ende në arrati, teksa policia turke po vijon kërkimet. Sipas DHA, .omenti i sulmit është filmuar nga një kamera sigurie në vendin e punës./vizionplus.tv

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy