VIDEO: Përgjaket sërish Afganistani, shpërthim me bombë në një xhami, raportohet për disa viktima

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO: Përgjaket sërish Afganistani, shpërthim me bombë në një xhami, raportohet për disa viktima

Një tjetër shpërthim me bombë ndodhi në një xhami në qytetin afgan të Kandahar.

Mediat e huaja raportojnë se deri më tani të paktën 7 persona kanë humbur jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur 13 të tjerë.  Shpërthimi ndodhi gjatë lutjeve të së premtes.

Ky është sulmi i dytë ndaj xhamive shiite në Afganistan brenda një jave. Rikujtojmë se Kandahar, i cili ndodhet në jug të vendit, është bastioni i talebanëve, një bastion për sulmet e armatosura që ka përfshirë pjesën më të madhe të Afganistanit gjatë muajve të fundit.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy