VIDEO/ Polici maskohet si arush, arreston grua për trafik droge ditën e Shën Valentinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Polici maskohet si arush, arreston grua për trafik droge ditën e Shën Valentinit

Në prag të Ditës së Shën Valentinit, një oficer policie në Peru, i maskuar si një nga personazhet e serialit të animuar Care Bears, simuloi dërgimin e luleve dhe çokollatave tek një grua që dyshohet se shiste drogë në Lima.

Policë të tjerë u maskuan si punëtorë për të detyruar shitësen e dyshuar të drogës të largohej nga shtëpia e saj.

Pasi pa arushin pelushi me dhuratat, gruaja largua nga shtëpia e saj dhe doli jasht, gjë që çoi në arrestimin e saj. Policia tha se dy grave u gjetën me më shumë se 1500 porcione kokaine gjatë arrestimeve.

Kjo metodë arrestimi nuk është e panjohur në Perus. Krishtlindjet e kaluar, një nga oficerët e tyre u maskua si Santa Claus për të kapur kriminelët./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy