Aksident në rrugën Strugë-Dibër, lëndohet një motoçiklist

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se ka ndodhur një aksident në rrugë Strugë-Dibër, në të cilën lëndime të rënda ka pësuar një motoçiklist.

“Më datë 19.05.2024 në ora 21:20 në Drejtorinë e Policisë së Strugës është raportuar se në rrugën rajonale Strugë-Dibër, afër Strugës, një motoçikletë “Kawasaki” me targa të Strugës, e drejtuar nga V.M (26) nga Struga ka dalur nga rruga.

Në aksident motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë.

Një ekip nga DPB Strugë ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement

The post Aksident në rrugën Strugë-Dibër, lëndohet një motoçiklist appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy