Video/ Refuzuan t’i shërbenin, vajza kërcënon punonjësin: Do të qëlloj me thikë, jam e uritur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Video/ Refuzuan t’i shërbenin, vajza kërcënon punonjësin: Do të qëlloj me thikë, jam e uritur

Një kliente e zemëruar në një KFC në Kaliforni u ngjit mbi banak dhe kërcënoi se do të godiste një punëtor. Shkak u bë refuzimi i shërbimit si pasojë e mos mbajtjes së maskës në fytyrë.

“Jam tmerrësisht e uritur. Më jep diçka për të ngrënë! Tani”, dëgjohet të thotë në videon e shpërndarë në TikTok.

Një punonjës iu përgjigj duke i thënë se ata nuk duhet t’iu shërbejnë klientëve që nuk mbajnë maskë në fytyrë. “Nuk mundem … Do të më pushojnë nga puna”.

“Ju as nuk punoni këtu”, i bërtet në mënyrë të pashpjegueshme punëtorit, i cili ka veshur një uniformë të KFC .

Advertisement

Në një moment, ajo dëgjohet duke i thënë më pas punonjësit që t’i bënte gati purenë me patate dhe lëngun e mishit, ose në të kundërt do ta godiste me thikë.

Video/ Refuzuan t’i shërbenin, vajza kërcënon punonjësin: Do të qëlloj me thikë, jam e uritur shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy