VIDEO/ Shiu i një viti përmbyt Dubain, aeroporti “zhytet” nën ujë, anulohen fluturimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Shiu i një viti përmbyt Dubain, aeroporti “zhytet” nën ujë, anulohen fluturimet

Shiu i një viti shkaktoi përmbytje të mëdha në Dubai të martën, ndërsa rrugët u kthyen në lumenj dhe uji i vrullshëm përmbyti shtëpi dhe biznese.

Një video tronditëse tregoi asfaltin e Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait – i kurorëzuar së fundmi si aeroporti i dytë më i ngarkuar në botë, nën ujë teksa një aeroplan masiv tenton të lundrojë në ujërat e përmbytjeve . Avionët e mëdhenj dukeshin më shumë si varka që lëviznin nëpër aeroportin e përmbytur, ndërsa uji spërkatej pas tyre.

Ndërprerja e funksionimit të aeroportit vazhdoi të mërkurën, me rrugët hyrëse të bllokuara nga përmbytjet dhe linjat ajrore të shumta, përfshirë kompaninë Emirates, që raportuan vonesa fluturimesh. Linja ajrore buxhetore Flydubai anuloi të gjitha fluturimet deri në orën 10 të mëngjesit me orën lokale të së mërkurës.

Advertisement

Shiu ra aq shumë dhe aq shpejt sa disa shoferë u detyruan të braktisnin automjetet e tyre pasi uji u rrit dhe rrugët u kthyen në lumenj.

Video nga mediat sociale tregoi ujin që vërshonte nëpër një qendër tregtare të madhe dhe përmbyt katin përdhes të shtëpive .

Shiu që zhyti Dubain nën ujë është i lidhur me një sistem më të madh stuhish që përshkon Gadishullin Arabik dhe lëviz nëpër Gjirin e Omanit. I njëjti sistem po sjell gjithashtu mot jashtëzakonisht të lagësht në Omanin e afërt dhe Iranin juglindor.

Reshjet e shiut pritet të zvogëlohen në rajon, por disa rrebeshe mund të vazhdojnë të mërkurën përpara se të rikthehet moti i thatë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy