Zjarr në aeroportin italian, anulohen fluturimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarr në aeroportin italian, anulohen fluturimet

Mbyllet aeroporti në qytetin sicilian të Katanias, një nga pikat kryesore turistike në Sicilinë lindore.

 

Kompania e menaxhimit te aeroportit bëri me dije se  mbyllja  do te vijoj deri të mërkuren në orëm 14:00.

Shkaku   i pezullimit  mësohet të jetë rënia e një zjarri mbrëmjen e të dielës ,por që fatëmirësisht nuk pati të lënduar.

Advertisement

 

Zjarrfikësit thanë se ishin në gjendje të shuanin  zjarrin rreth 90 minuta pasi u ndez, por nuk dhanë detaje mbi shkakun e mundshëm apo ndonjë lidhje me temperaturat e larta aktuale në rajon.

 

Katania është një nga qytetet italiane që lëshoi alarmin e kuq për temperaturat e larta të dielën, së bashku me kryeqytetin sicilian Palermo dhe qytetin e tretë më të madh në ishullin Mesina.

Advertisement

 

Vendi po përgatitet për temperatura të larta rekord në ditët në vijim.Mediat italiane bënë me dije se se pas shpërthimit të zjarrit, në pjesën e poshtme të ndërtesës u shfaq tym i dendur, duke bërë që njerëzit të largoheshin nga aeroporti në panik.

 

Dhjetëra miliona njerëz janë duke u përballur me temperatura shumë të larta në gjithë botën.Moti i nxehtë në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi, konsiderohet një prej shembujve se si rrezikohet bota nga ngrohja globale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy