VIDEO/ Skandali në Turqi, figura të opozitës shfaqen duke numëruar dengje parash

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Skandali në Turqi, figura të opozitës shfaqen duke numëruar dengje parash

Një video e bërë virale ka shkaktuar një skandal të përmasave të mëdha në Turqi. Teksa kanë mbetur më pak se dy javë nga zgjedhjet komunale të Turqisë, anëtarë të opozitës shfaqen duke numëruar shuma të majme parash.

Mediat shkruajnë se dyshohet që bëhet fjalë për një skandal të dyshuar ryshfeti, i cili tanimë po hetohet.

Shuma e parave dyshohet se arrin në 15 milionë lira turke (rreth 430,000 dollarë).

Nga ana tjetër, opozita mohoi akuzat, duke thënë se paratë ishin paradhënie për blerjen e ndërtesës së re të organizatës lokale në Stamboll në vitin 2019 dhe se pamjet u morën nga kamera e zyrës së një avokati që përfaqësonte pronarin e pronës. Partia fajësoi avokatin për publikimin e pamjeve dhe këmbënguli se ai u përpoq t’i shantazhonte, edhe pse pamjet nuk kishin të bënin me “veprimtarinë kriminale”.

Advertisement

Stambolli është në qendër të konfliktit parazgjedhor, pasi rimarrja e bashkisë së metropolit më të madh të Turqisë është për presidentin Recep Tayyip Erdogan një sfidë personale dhe një “vulë” e sukseseve të tij në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar. Kryetari aktual 52-vjeçar i Stambollit, Ekrem Imamoglu , konsiderohet sot kundërshtari i tij më i fuqishëm politik, i cili ka vënë në pah kampin e opozitës kemalistenë 20 vitet e fundit./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy