VIDEO/ Tentativa e dështuar e ushtarëve rusë për t’i shpëtuar dronit ukrainas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Tentativa e dështuar e ushtarëve rusë për t’i shpëtuar dronit ukrainas

Ky është momenti kur ushtarët rusë tenton të ikin nga dronët ukrainas para se tanku i tyre të hidhej në erë.

Ky sulm vjen disa ditë pasi Vladimir Putini u poshtërua edhe një herë, kur ukrainasit shkatërruan një prej autokolonave më të mëdhenj të tankeve dhe autoblindave ruse që nga fillimi i luftës në këtë vend.

Bëhet fjalë për 11 tanke që u shkatërruan në një sulm të koordinuar mirë nga ukrainasit, dhe që shfaq pamjet nga ajri kur 48 tanke ruse nisen drejt pozicioneve të ukrainasve – duke mos ditur se po i priste artileria dhe dronët kamikaz të Kievit.

Advertisement

Në videon e publikuar më sipër shihen ushtarët rusë që në një moment tentojnë të fshihen nën tankun e tyre – ku nga më pak se një metër distancë vëzhgoheshin nga droni i ukrainasve.

Në një moment ai përplaset në tank duke i shkaktuar dëme të vogla, por disa sekonda më vonë goditet direkt nga artileria ukrainase – që e shkatërron.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy