Cleveland gjysmëfinalistja e fundit, Cavaliers-at nxjerrin jashtë loje Orlando Magic, tani përballë Bostonit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Cleveland gjysmëfinalistja e fundit, Cavaliers-at nxjerrin jashtë loje Orlando Magic, tani përballë Bostonit

Cleveland është ekipi i radhës që siguroi një vend në gjysmëfinalet e konferencës së lindjes në NBA. Ata eliminuan Orlando Magic në serinë 7 dhe të fundit  të  ndeshjeve të Play Off. S

uksesi i fundit 106 me 94 i dhanë mundësi kësaj skuadre të fitojë me rezultatin e përgjithshëm 4 me 3 duke u përgatitur  për duelet gjysmëfinale ndaj Boston Selltik. Ishte një fitore e cila u realizua me përmbysje pasi Orlandi Magic kishte kryesuar deri në pushimin mes pjesëve me rezultatin 53 me 43, pra më 10 pikë avantazh.

Mirëpo Cleveland Cavaliers bëri një periodë të tretë super ku fitoi 33 me 15, cka përmbysi të gjithë historinë e përballjes. Çerekorëshi i fundit i takimit ishte gjithashtu për Cleveland e cila në fund arriti të krijojë  në total një avantazh 12 pikësh për të eliminuar nga gara e Play Off Orlando Magic.

Donovan Mitchel bëri diferencën tek Clivelend pasi shënoi  39 pikë, ndërsa në krahun tjetër Orlandos nuk i mjaftuan 38 pikët dhe 16 topat e kapur në tabelë nga ylli i vet Paolo Banchero. Përveç këtij çifti, duelet e tjera gjysmëfinale në NBA sipas konferencave janë Denver Nuggets-MInesota Timberulves me takimin e parë fituar nga këta të fundit, Nju jork knick under Indiana Pacers dhe Oklahoma City Thunder kundër Dakllas Maveriks. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy