Trepça-Ylli, finalja e ligës unike, mitrovicasit e përmbysin në “frymën e fundit”, trofeu jepet të dielën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trepça-Ylli, finalja e ligës unike, mitrovicasit e përmbysin në “frymën e fundit”, trofeu jepet të dielën

Nga Ervin Sina

Finalja e ligës unike në basketboll për meshkuj do të jetë Trepça- Ylli.

Në Gjysmëfinalet e luajtura në Vlorë, ra në sy sidomos ndeshja mes Trepçes dhe Prishtinës e cila u mbyll 83 me 80. Sfidë shumë e luftuar në fakt. Prishtina fitoi periodën e parë 28 me 24.

Mirëpo Trepça u përgjigj fort në periodën e dytë duke shkuar në pushim mes pjesëve me avantazhin plus pesë pikë, 51 me 46.

Advertisement

Dueli vijoi të ishte i ekuilibër dhe me diferenca të vogla sikurse ai i periodës së tretë ku bardhekaltrit fituan dhe shkurtuan diferencat në -2 pikë. Jo vetëm kaq por në periodën e fundit Prishtina bëri një përmbysje të bukur duke shkuar në 80 me 77.

Avantazh që nuk i vlejti pasi Trepça bëri një 3 minutësh të fundit të mrekullueshëm ku falë një trepikëshi në sekondat e fundit nga Mikaile Tmusiq fitoi gjysmëfinalen me shifrat 83 me 80. Tek ekipi nga Mitrovica përveç Tmusiq, shkëlqeu edhe Apson me 16 pikë dhe 11 kërcime.

Më e lehtë për Yllin kalimi në finale. Ata mposhtën Pejën me rezultatin 91 me 62. Duhet theksuar se dy periodat e para ishin goxha të luftuara të mbyllura në total me një avantazh vetëm 3 pikë për therandasit, 38 me 35. Shkëputja e madhe erdhi në periodën e tretë ku Ylli fitoi me 11 pikë diferencë dhe e shtoi këtë avantazh edhe në 15-minuteshin e fundit duke krijuar në total një diferencë 29 pikëshe. Finalja Trepça – Ylli zhvillohet të dielën në orën 19:00 në pallatin e sportit të Vlorës./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy