VIDEO/ Tjetër problem me Boeing, avioni bën ulje të detyruar në Aeroportin e Japonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Tjetër problem me Boeing, avioni bën ulje të detyruar në Aeroportin e Japonisë

Shqetësimet po intensifikohen ndërkombëtarisht pasi një problem i ri me një avion Boeing u shfaq menjëherë pas ngritjes, duke bërë që ai të bënte një ulje emergjente në aeroportin Fukuoka të Japonisë.

Konkretisht, Fluturimi 166, i cili ishte nisur nga aeroporti i Fukuokas me 43 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit për të shkuar në ishullin amerikan të Guam, kur u shfaq një problem teknik pak më vonë.

Pilotët kontaktuan aeroportin e Fukuokas dhe kërkuan leje për t’u kthyer. Avioni ka bërë një ulje emergjente në aeroport dhe nuk ka persona të lënduar nga incidenti.

Autoritetet më vonë njoftuan se kishte një problem me pajisjen e quajtur “flap”, e cila rregullon forcën ngritëse të krahëve të avionit dhe avioni u dërgua për inspektim. Për ngjarjen ka nisur një hetim i detajuar.

Çfarë është ‘FLAP’?

Flapat janë pjesë lëvizëse në krahë që ndihmojnë aeroplanin të ngrihet dhe të ulet në një distancë më të shkurtër duke zgjeruar sipërfaqen e krahut gjatë uljes dhe ngritjes dhe duke siguruar më shumë ngritje me shpejtësi më të ulët. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy